VMRO-DPMNE thotë se LSDM manipulon publikun përmes një makinerie PR serbe, pas fushatave qëndrojnë këshilltarë të Zaevit

VMRO-DPMNE akuzoi se LDSM përdor infrastrukturë të huaj PR për krijimin e komunikimit politik dhe manipulimin e opinionit publik, duke theksuar se pas këtyre aktiviteteve qëndrojnë persona të afërt me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Nga partia pretendojnë se Zoran Bashanoviq, ish-këshilltar i Zaevit, ka rol kyç në ekipin PR të SDSM-së dhe Venko Filipçes, si dhe se pikërisht Zaev qëndron pas angazhimit të, siç thonë ata, “strukturës së jashtme PR”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe së fundmi ka zhvilluar një takim në Nish me Milan Sçekiq, i cili, siç theksojnë, punon në agjencinë serbe të PR “Eye Media” dhe është përgjegjës për krijimin e komunikimeve dhe njoftimeve të SDSM-së.

“Aktivitetet PR koordinohen nga Shkupi, ku Bashanoviq dhe Sçekiq, sipas informacioneve tona, janë të vendosur në hotelin ‘Park’ dhe prej andej drejtojnë qendrën e gënjeshtrave të SDSM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Partia shton se përfshirja e tillë e strukturave të huaja PR hap pyetje serioze për transparencën dhe autenticitetin e mesazheve që SDSM i transmeton në publik.

“Qytetarët meritojnë të vërtetën, jo narrativa të ndërtuara dhe manipulime. Komunikimi politik duhet të bazohet në fakte dhe llogaridhënie, jo në skenarë të krijuar nga jashtë”, thuhet në deklaratë.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj transparencës dhe komunikimit të bazuar në interesin e qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button