VMRO-DPMNE rithekson nevojën urgjente për refomra në drejtësi

VMRO-DPMNE-ja rithekson nevojën urgjente për reforma në drejtësi. Për partinë e Mickoskit, ikja e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani dhe ryshfeti i gjykatësve të Supremes, Naqe Georgiev dhe Ixhet Memeti, janë dëshmia e fundit se pse besimi në gjyqësor është 2% dhe prandaj nevojiten reforma urgjente.
“Për arratisjen e Blerim Ramadanit fajtorë janë kuadrot e LDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, si Pajazit Pajaziti. I njëjti Pajaziti ka dënuar vetëm me kusht Ixhet Memetin, i cili ka pranuar se së bashku me gjykatësin e Supremes, Naqe Georgiev kanë marrë ryshfet për t’ia lehtësuar dënimin Boro Marlboro-s”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
Memeti ishte nënkryetar i Këshillit të prokurorëve publikë, ndërsa Naqe Georgiev ishte gjykatës suprem dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor.
“Përderisa kuadrot e LDS-së dhe BDI-së e mbajnë të pushtuar gjyqësorin, deri atëherë do të ketë vetëm 2% besim në të njëjtën, prandaj duhen reforma urgjente”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.



