VMRO-DPMNE pyet nëse edhe LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destabilizim të vendit!

Nëpërmjet të komunikate të lëshuar për media, nga partia maqedonase në pushtet pyesin nëse LSDM merr pjesë në planin e BDI-së për destablizim të vendit.

“LSDM nuk mund të jetë vëzhgues, por duhet të thonë nëse edhe ata kanë pritur nga BDI që ta destabilizojë shtetin”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Mickoski ua diktoi planin dhe tani dy partitë opozitare thonë se vetëm do të protestojnë.

Sipas tyre, edhe LSDM dhe BDI kanë një qëllim, që funksionarët e tyre të korruptuar të mos japin përgjegjësi për krimin e kryer.

“Për shtatë vite LSDM dhe BDI e vjodhën shtetin. Rezultati është shtet i vjedhur dhe për këtë do të ketë përgjegjësi. Asnjë skenar i zi nuk do t’i shpëtojë”, thuhet në fund.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button