VMRO DPMNE: Nga 1 korriku nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Qeveria parandaloi rritjen e çmimit të rrymës, goditje çmimi që LSDM dhe BDI e lanë pas, thuhet në komunikatën e VMRO DPMNE-së.
Në Kuvend, pas procedurës së shkurtuar, janë votuar ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Energjinë, të parashtruara nga VMRO DPMNE me të cilat në vend të diferencës prej 11,5 për qind, do të ngarkohet diferenca prej 9,9 për qind.
Prandaj nga 1 korriku nuk duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, pra të jetë minimal.