VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI dinin gjithçka, mirëpo heshtën përballë krimit dhe korrupsionit
“LSDM dhe BDI kanë ditur për krimin e zyrtarëve të tyre dhe me vetëdije kanë lejuar që ai të përhapet dhe të depërtojë në çdo pore të shoqërisë, vetëm që të mos bjerë qeveria LSDM-BDI. Ata e dinin krimin e Artan Grubit, dinin edhe lotarinë dhe listën e zezë dhe heshtën, heshtën për paqen e koalicionit dhe heshtën për të blerë edhe një ditë që të vjedhin në kurrizin e popullit. Zoran Zaev, Venko Filipçe, Oliver Spasovski ishin bashkëpunëtorët dhe aleatët e parë të Grubit, ata e dinin për krimin e Grubit, por e toleruan dhe nuk e ndoqën që të vazhdonin së bashku me marrëveshjet e errëta, tenderat privatë, krimin dhe korrupsionin”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet VMRO-DPMNE ndaj ngjarjeve të fundit.
VMRO-DPMNE thotë se edhe në media vazhdimisht kanë alarmuar për krimin, por institucionet nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së kanë heshtur dhe nuk kanë marrë asnjë masë.
“Maqedonia po rikthehej me vite të tëra, ndërsa LSDM dhe BDI shpiknin mënyra për të vjedhur më shumë miliona para nga populli. LSDM dhe BDI për 7 vjet nuk bënë asnjë projekt për të mirën e përgjithshme të popullit, sepse ishin të fokusuar tek vetja, të afërmit e tyre dhe drejtuesit e lartë të LSDM-së dhe BDI se si të pasurohen personalisht dhe të bëhen milionerë. LSDM duhet të përgjigjet pse e lejuan dhe nuk e ndaluan Grubin në vjedhje, pse institucionet nën udhëheqjen e LSDM dhe BDI nuk reaguan dhe lejuan varfërimin e popullit, shkatërrimin e sistemit dhe shembjen e institucioneve. Duhet të ketë përgjegjësi për krimin, korrupsionin, tenderat e fshehtë, marrëveshjet e dyshimta”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.