VMRO-DPMNE: LSDM-BDI nuk kanë ndërmend të luftojnë korrupsionin

Duke iu referuar Raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut deputeti nga VMRO-DPMNE Dragan Kovaçki tha se Qeveria LSDM-BDI nuk kanë ndërmend të luftojnë korrupsionin sepse janë bartës të këtij problemi. Sipas Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, korrupsioni është një nga çështjet më shqetësuese. Në vitin e kaluar, Maqedonia nuk ka bërë ndonjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe ai vazhdon të përhapet në shumë fusha. Siç theksohet në Raport, zvarritjet në gjykimet e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë janë rritur, duke rezultuar në skadimin e afatit të parashkrimit për disa raste, tha Kovaçki.
“Republika e Maqedonisë është sot djep i korrupsionit falë kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk kanë ndërmend të luftojnë korrupsionin sepse janë bartës të këtij problemi. Pa një luftë serioze dhe gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që do të japë rezultate të dukshme, Republika e Maqedonisë kurrë nuk do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Pas vlerësimeve nga ky raport, duket qartë se këtij grupi pushtetarësh as që i intereson perspektiva evropiane e Maqedonisë, por vetëm për të vjedhur sa më shumë për kohën e shkurtër që u ka mbetur në pushtet”, pohoi Dragan Kovaçki – deputet i VMRO DPMNE-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button