VMRO-DPMNE hedh dyshime mbi opozitën për zjarret

Kaosi që dikush projektoi me zjarret nuk ndodhi, thonë nga VMRO-DPMNE-ja duke hedhur dyshime mbi opozitën. Sipas tyre, nëse vërtetohet prapavija politike, dikush duhet të mbajë përgjegjësi serioze.

“Policia gjeti pemë të zhytura në benzinë, gomë dhe doreza në disa vende ku kishte zjarre rreth Shkupit. Institucionet reaguan dhe arrestuan disa persona, disa prej të cilëve janë të lidhur me opozitën dhe madje janë zyrtarë të saj. A ishte qëllimi të krijohej kaos në Shkup? Dhe a ishte kjo arsyeja pse menjëherë pas shpërthimit të zjarreve, LDS dhe ata pranë tyre u përfshinë me deklarata dhe komente? E vetmja gjë që me sa duket pengoi një politikë kaq dashakeqe të opozitës ishte reagimi i shpejtë i institucioneve, automjetet e reja të promovuara nga kryeministri dhe stafi shumë i motivuar”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE .

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button