VMRO-DPMNE: Edhe BDI-ja e dinte se s’do të ndodhë asgjë, por duan tensione
“Ka pasur reagim edhe nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila deklaroi se data 11 dhjetor kaloi pa ndonjë ngjarje të veçantë dhe se këtë gjë e dinte edhe BDI-ja. Sipas tyre, BDI qëllimisht krijon tensione për të mbrojtur interesa të ngushta dhe individë të dyshuar për korrupsion brenda radhëve të saj, përfshirë Artan Grubin dhe të tjerë, transmeton TV21.
‘BDI qëllimisht krijon një atmosferë të përhershme tensioni etnik. Ata e bëjnë këtë sa herë përballen me sfida dhe skandale që lidhen me krimin, me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit publik,’ deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.”