VMRO DPMNE: BDI shkon në opozitë, Maqedonia e Veriut do të ketë president

Maqedonia e Veriut do të ketë president, kështu njoftuan pak më parë nga VMRO DPMNE. “Bojkoti nga BDI nuk korri sukses. Lajmi i mirë është se BDI humbi dhe shkon në opozitë. Populli sot votoi për ta kthyer kontrollin. Zgjedhjet në përgjithësi kaluan qetë me disa parregullsi. Disa funksionarë janë kapur duke blerë vota. Por, tani e tutje do të ketë punë gjyqësori për të gjithë ata që kanë zhvatur pasurinë e qytetarëve”, thanë nga kjo parti.



