VMRO-DPMNE: Artan Grubi është epiqendra e të gjitha skandaleve dhe aferave në vitet e fundit
VMRO-DPMNE i bën thirrje Artan Grubit që të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë nëse pretendon se është, siç është shprehur Grubi ditë më parë, i pastër si loti.
“Artan Grubi është epiqendra e të gjitha skandaleve dhe aferave në vitet e fundit. Nuk ka skandal që nuk lidhet me emrin e Grubit. Si një kulla me letra, narrativa e BDI-së se ata luftojnë për BE-në dhe agjendat e gjelbërta. Artan Grubi dhe krerët e BDI-së, bashkëpunëtorët e ngushtë të Ali Ahmetit, nën maskën e demokracisë, drejtësisë dhe agjendave të gjelbra, luftojnë ekskluzivisht për të mbrojtur kapitalin e madh, të fituar në mënyrë kriminale“, thuhet në një deklaratë nga VMRO-DPMNE.
“Artan Grubi të mos ikë dhe të kthehet në Maqedoni për të provuar sa i pastër është si loti, shton partia.
“Grubi menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA-së, dhe më pas në qendër të një procedure penale për krim milionash, e la shtetin. 8 milionë euro është krimi në A.D. Llotaria e Maqedonisë, ku rolin kryesor e kanë Artan Grubi si zëvendëskryeministër dhe Perparim Bajrami si drejtor i Llotarisë. Artan Grubi të mos bëjë pazare dhe nëse është i pastër si loti, siç pohon vetë, të kthehet në Maqedoni dhe të provojë para gjykatës, nëse ka guxim. Duhet të ketë përgjegjësi për krimin milionësh që ka kryer Grubi. Duhet të ketë përgjegjësi për korrupsionin dhe krimin në përmasa pandemike të LSDM-së dhe BDI-së“, thuhet në deklaratën e partisë.
Është koha për avancimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe drejtësisë, thotë VMRO-DPMNE.