VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Petrushevski, ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura mbrëmë në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
“Dje patëm një ndeshje të shkëlqyer në një sallë të rinovuar në Kumanovë, ku edhe unë personalisht isha i pranishëm. Duhet të theksoj se shpërthimet me gjuhë ksenofobike janë rezultat i një grupi shumë të vogël qytetarësh.
Në këtë kontekst, ne dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë. Keqpërdorime të tilla i shërbejnë të gjitha rrymave dhe strukturave politike që për dekada kanë ndjekur një politikë urrejtjeje ndaj njëra-tjetrës.
Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë mbrojtja më e mirë e krimit të atyre strukturave që për vite të tëra kanë abuzuar me marrëdhëniet ndëretnike dhe tani e shohin këtë si mundësi për të shpëtuar karrierat dhe ekzistencën e tyre në politikë.
Qëllimi ynë është të bashkohemi për përparimin dhe të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë.”, ka deklaruar Petrushevski.