VLEN: Zëvendëskryeministri Sali është autorizuar që të mbrojë Ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali është autorizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues zyrtar për të mbrojtur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjatë procedurës parlamentare në Kuvend.

Sali nga VLEN do të ketë mandat të plotë për të prezantuar dhe arsyetuar para deputetëve dispozitat e propozim-ligjit. Pra, themelohet Trup koordinues qeveritar me në krye zëvendëskryeministrin shqiptar që do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e saj. Kjo nuk ka ndodhur për 22 vite.

Ligji për pëfaqësim të drejtë tashmë ka marrë dritë jeshile duke inkorporuar edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Vjen si pasojë e heqjes së veglës së “balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe i njëjti synon që shqiptarët të kenë përfaqësim të barabartë në institucionet shtetërore ku kanë qenë të nënpërfaqësuar.

Ky është ndryshimi i madh që po sjell VLEN, sepse opozita apo BDI këtë e përdori për temë politike. Ne po e mbyllim me ligj dhe po vendosim rregull një herë e mirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button