VLEN: Urime 4 korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-së

Me rastin e 249-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, VLEN shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe institucionet e këtij vendi mik dhe aleat.

Miqësia dhe partneriteti me SHBA-në përbëjnë një ndër themelet kryesore të orientimit tonë politik dhe strategjik. Vlerësojmë thellësisht rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në mbështetjen e proceseve demokratike, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë.

Jemi krenarë për aleancën tonë të fortë dhe vlerat që ndajmë: demokraci, liri, barazi dhe sundim të ligjit. Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së, si një orientim i palëkundur drejt së ardhmes euroatlantike.

Qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button