VLEN: Të përkushtuar për mbrojtjen e standardit të jetesës!

Koalicioni VLEN njofton se po punojnë në gjetjen e një zgjidhje me qëllim mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, fillimisht duke vendosur kufizimin e marzhës për disa produkte ushqimore bazë.

“Në këto kohëra sfiduese, koalicioni VLEN tregon sërish se është këtu për ju! Jemi krenarë që përmes ministrit Besar Durmishi është marrë një vendim i rëndësishëm për kufizimin e marzhit të bruto fitimit për produktet ushqimore bazë deri në 10%! Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje!”, thinë nga VLEN.

Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por nga VLEN shprehen se nuk do të lejojnë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%!

“VLEN, nën udhëheqjen e ministrave si Besar Durmishi, qëndron fort dhe përgjegjshëm, duke punuar në interesin e çdo qytetari. Ne jo vetëm që planifikojmë, por edhe veprojmë! Kjo masë është vetëm hapi i parë. Në periudhën në vazhdim, do të keni mundësinë të shijoni edhe shporta festive për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, me çmime të kufizuara për lehtësinë tuaj”, thonë nga VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button