VLEN sjell investimin më të madh në infrastrukturën e ujit në Strugë

Në Strugë po investojmë, Strugën po e rindërtojmë. Dje filloi zyrtarisht faza e parë e rikonstruksionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.
Ky investim, me vlerë prej rreth 1.5 milion euro, përshin 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, rrugën kryesore dhe 13 degëzime të saj. Rekonstruksioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të sjellë ndryshime të prekshme në infrastrukturën bazë të qytetit.
Gypat ekzistues prej azbesti janë një rrezik serioz për shëndetin publik. Me këtë projekt, mbyllim një kapitull të gjatë të neglizhencës dhe hapim një kapitull të ri, me standarde të reja dhe fokus te siguria dhe shëndeti i qytetarëve.
Ky është vetëm një hap në vizionin tonë për të ndërtuar Strugën me infrastrukturë moderne, ujë të sigurt dhe kushte më të mira jetese për të gjithë.