VLEN: Rindërtohen rrugët lokale në Tearcë, investim prej 7 milionë denarësh nga Qeveria

Banorët e fshatrave Leshkë dhe Neproshten në Komunën e Tearcës tashmë do të kenë qasje më të lehtë dhe lëvizje më të sigurt, falë rindërtimit të rrugëve lokale në këto vendbanime. Projekti, i mundësuar nga Qeveria, ka një vlerë prej 7 milionë denarësh dhe paraqet një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rurale.

Ky investim siguron infrastrukturë moderne, lehtëson ndërlidhjen mes fshatrave dhe kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

“VLEN nuk premton, por vepron – me punë konkrete në çdo cep të vendit”, theksohet në njoftim, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm për zhvillim të barabartë dhe investime të prekshme për komunitetet lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button