VLEN për Dibrën, Mustafa Dauti vendos tabelën në shqip në pikën kufitare të Bllatës

Kujdesi dhe përkushtimi i VLEN-it për Dibrën po jep rezultate konkrete në terren. Pas tabelave dygjuhëshe në Bellanoc, Qafë Thanë dhe Bllacë, tashmë edhe pika kufitare e Bllatës ka marrë pamjen e saj të plotë me tabelën në gjuhën shqipe, të vendosur në vendin që i takon.
Ky rezultat është fryt i angazhimit të Mustafa Dautit, zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut dhe kuadër i VLEN-it, i cili thekson se ky është vetëm një hap nga shumë të tjerë që po ndërmerren për të siguruar barazi gjuhësore dhe dinjitet institucional në çdo cep të vendit.
“Pas shumë vitesh neglizhence, po e kthejmë në vend atë që është detyrim ligjor dhe moral, praninë e shqipes në hapësirat publike. Ne nuk bëjmë propagandë, por vepra konkrete. Besimi i qytetarëve është amaneti ynë, ndërsa puna e ndershme është shpërblimi më i mirë për këtë besim”, ka theksuar Dauti.
Në Bllatë, shqipja sot qëndron aty ku i takon, në tabelë, në institucion dhe në zemrën e çdo shqiptari. Ky veprim është simbol i epokës së re të dinjitetit gjuhësor, për të cilën VLEN po punon me përkushtim, seriozitet dhe rezultate të prekshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button