VLEN njofton: Kemi zëvendësdrejtor në ASK, institucion që parashihet të bashkohet me Agjencinë për Zbulim

Në reagimin ndaj BDI-së, koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohet me Agjencinë e Intelegjencës.
Siç bëhet e ditur në reagim, në planin e reformës, parashihet që VLEN-it t’i takojë posti Zëvendësdrejtor në ASK.
Gjithashtu bëhet e ditur se VLEN do të bartë edhe postin e zëvendësdrejtorit të Agjncisë për Zbulim.
“Koalicioni VLEN ka zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare, institucion që sipas programit të Qeverisë pritet të fuzionohet me Agjencinë e Inteligjencës. Pas kësaj reforme, propozimi i koalicionit VLEN për zëvendësdrejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë zëvendës edhe në shërbimin e integruar të inteligjencës.