VLEN: Një zemër kuqezi në zemrën e Tetovës

Në zemrën e Tetovës, sot u ngulit një kujtim i përhershëm për një bir të qytetit, që me talentin dhe përkushtimin e tij ka ngritur lart emrin e shqiptarëve në mbarë botën. Muralin kushtuar yllit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, e konsiderojmë si më shumë se një vepër arti, është një simbol krenarie, një burim frymëzimi për të rinjtë dhe gjithë ne.
VLEN përshëndet këtë iniciativë domethënëse dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e saj. Pjesëmarrja e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deputetes Kaltrina Beqiri, deputetit Adnan Azizi dhe zëvendësministres së sportit, Safije Sadiki Shaini, i dha ngjarjes peshën që meriton, duke e kthyer këtë promovim në një moment të veçantë për të gjithë qytetin.
VLEN do të vazhdojë të mbështesë dhe nxisë çdo projekt që ruan dhe forcon identitetin tonë kombëtar, që ngjall frymëzim dhe që i jep vendin e merituar figurave tona më të ndritura.
Nedim Bajrami është zëri i suksesit shqiptar. Sot, ai u bë pjesë e përhershme e murit tonë të kujtesës kolektive.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button