VLEN: Ndryshimi ka nis!

Gjatë ditës së sotme u nënshkrua deklarata e përbashkët e liderëve të opozitës shqiptare, Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, Izet Mexhitit të LD-së, Arben Taravarit të ASH-së, Afrim Gashit të AAA-së dhe përfaqësuesit të VV-së, Bekim Qokut, duke u quajtur kështu “VLEN”.
Në deklaratë, theksohet se ky bashkim po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve në vend.
Arben Taravari tha se nuk duhet përmendur emra partish por duhet quajtur Lëvizja, sepse ky bashkëpunim do të bëj ndryshimin historik në bllokun shqiptar.
“Veçmë opozita shqiptare do të bëhet lëvizja shqiptare që do ta bëjë historinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke e sjellë ndryshimin në kampin shqiptar”, kështu u shpreh Arben Taravari në fillim të fjalimit të sotëm”.
“Nuk dua të përmend emra partish , emra individësh. Kundërshtari ynë është sistemi i kapur, kurs ne jemi opozita e bashkuar”, tha më tej Taravari.
Bekim Qoku këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka theksuar se ndryshimi në RMV do të ndodhë asahtu siç ndodhi në Kosovë.
“Ne mund të themi se Ndryshimi tashmë ka filluar. Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje e di çfarë është ndryshimi shumë i madh, çfarë është ndryshimi i vërtet sipas modelit të Kosovës. Prandaj mendoj se edhe këtë ndryshim mund ta sjellim sëbashku me ju. Albin Kurti dhe Vetëvendosja si kërkush tjetër e di se ndryshimi mund të ndodhë”, tha Qoku.
Afrim Gashi nga Alternativa tha se koalicioni tani më është i plotë me bashkimin e ASH-së dhe se bashkimi i bllokut opozitarë e ka tmerruar edhe Vuçiqin.
“Nga fitorja jonë është tmerruar Vuçiqi. Kësaj radhe e dhamë provimin e pjekurisë politike. Dua t’i dëshiroj mirëseardhje edhe Arben Taravarit në opozitën e bashkuar. Prej fitores na ndajnë më pak se tre muaj”, u shpreh Gashi.
Bilall Kasami nga Lëvizja Besa tha se bashkë me ndryshimin tek shqiptarët po vjen dhe president i parë shqiptar.
“Vlen të besojmë se ndryshimi po vjen dhe me të po vjen edhe presidenti i parë shqiptarë i cili do të jetë rezultat i fuqisë së bashkimit. Po vjen ndryshimi i cili shqiptarëve do tu kthej dinjitetin”, deklaroi Kasami.
Në fund kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti theksoi theksoi rëndësinë e kësaj dite, pra rëndësinë e këtij bashkimi dhe bashkëpunimi të opozitës shqiptare. /Alfax.



