VLEN: Naser Zyberi e nxorri në pah hipokrizinë e Ali Ahmetit

“BDI-së nuk mund ti besohet”, thanë nga koalicioni opozitar VLEN nga ku shtojnë se
këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë para dy ditësh në një intervistë televizive e vërtetoi edhe ish kandidati i BDI-së për kryeministër të parë shqiptarë në vitin 2020, Naser Zyberi. Me këtë, sipas VLEN, Zyberi, drejtpërsëdrejtë i demantoi tezat e Ali Ahmetit, njëkohësisht duke e nxjerrë në pah hipokrizinë e tij.
“Naser Zyberi ishte shumë i qartë duke thënë se kryeministri i parë shqiptar, në vend të 100 ditëve në këtë post, do të duhej të ishte së paku dy vjet, sepse 100 ditët, siç ka potencuar opozita e bashkuar shqiptare, janë në shërbim vetëm të çështjeve teknike. Në fakt, kryeministri 100 ditësh është edhe një hipokrizi dhe mashtrim që u tentua tu servohet shqiptarëve, dhe kjo po vërtetohet për çdo ditë. Aq më tepër, paraqet një tentativë të pastër për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.
Vetëvetiu parashtrohet pyetja, a u shkëmbye dhe a u shit mandati 2 vjeçar kryeministër shqiptar për milionat e skandalit Soravia, qendrës tregtare në zemër të Shkupit, e blerë nga nipi i Ali Ahmetit 25 vjeçar për 35 milionë euro?
A u shit kryeministri i parë shqiptarë për milionat e pista nga biznesi i kazinove që Artan Grubi përmes Llotarisë së tij po i realizon me nëntokën serbe e bullgare?
Zyberi foli edhe për tandemin Artan Grubi-Bujar Osmani, të cilët, sipas tij, i ndërlikuan marrëdhëniet në pushtet, dhe bënë gafe që krijuan në popull një frymë të fuqishme anti-BDI.
Të rikujtojmë, edhe sot e kësaj dite askush nuk mund ta harrojë pritjen e dorës së djathtë të Vladimir Putinit, Sergej Llavrovit në Shkup nga Bujar Osmani. Pra është shumë e qartë se BDI, nga parti e luftës u shndërrua në partnere e Moskës e Beogradit.
Neser Zyberi mes tjerash e tha edhe të vërtetën e shmangies së Ali Ahmetit për të qenë kandidat për president në këto zgjedhje presidenciale.
Të nderuar qytetarë të respektuara media, edhe Ali Ahmeti e din që do të humb rëndë, prandaj vendosi ta bëjë kurban Bujar Osmanin”, përfundon reagimi i VLEN-it.



