VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!

Në vend se të kërkojnë falje që janë kapur 100:0 në krimin me kazinotë online, i ashtuquajturi Fronti Evropian porosit artikuj për dështimin e ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim autentik të VLEN-it, shkruajnë nga koalicioni.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë e moralistëve të rremë, të cilët nuk kanë guxim të denoncojnë skandalin më të fundit – arrestimin e Safet Miftarit, një kadër i tyre nga Bogovina, i kapur në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme online. Kjo është fytyra e vërtetë e tyre! Ata që mbollën farën e bixhozit në shtëpitë tona, tani përpiqen të shpërqendrojnë opinionin përmes megafonëve të tyre të kontrolluar. Fronti Evropian nuk mbështeti kërkesën tonë për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit, sepse kjo do t’i cenonte interesat e tyre kriminale. Arrestimi i Safet Miftarit është dëshmi e qartë e përfshirjes së tyre në këto aktivitete të paligjshme. VLEN është e vetmja forcë politike që angazhohet për të hequr bixhozin nga shtëpitë tona, ndërkohë që BDI dhe satelitët e saj, përmes qeverisjes së saj 22-vjeçare, kanë krijuar pengesa ligjore për të pamundësuar këtë. Kuadrot e tyre më të larta janë përgjegjësit kryesorë për instalimin e kësaj sëmundjeje që po shkatërron familjet tona. VLEN ka një plan të qartë, ndërsa interpretimi autentik është vetëm hapi i parë. Pas kësaj, do të përballemi me krimin e krijuar nga qeveria e mëparshme dhe lotaria shtetërore. Brenda një afati të arsyeshëm, do të ketë edhe një ligj të ri për lojërat e fatit, me të cilin do të zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë”, thonë nga VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button