VLEN: Mbi 340 milionë denarë mbështetje për fermerët – pagesa për mbi 4 mijë blegtorë

Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë ka realizuar pagesa të konsiderueshme për fermerët, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.
“Sot janë paguar 341.536.000,00 denarë për 4.144 persona,” njofton VLEN në një deklaratë publike me moton “VLEN për bujqësinë!”
Bëhet fjalë për mbështetje direkte plotësuese për masën 2.2, që ka të bëjë me lopët e matrikuluara më të vjetra se 12 muaj.
“Ministria e Bujqësisë vazhdon me përkushtim realizimin e pagesave në mënyrë të drejtë dhe të rregullt për të gjithë fermerët,” thekson më tej njoftimi i VLEN-it.
Ky zhvillim shihet si një hap konkret në drejtim të fuqizimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral në vend, me synimin për ta bërë bujqësinë më të qëndrueshme dhe më të leverdishme për prodhuesit vendorë.