VLEN: Kush nga BDI po i kërcënohet Artan Grubit?

Asgjë nuk është më si më parë. Ka filluar përplasja e brendshme në BDI. Në njërën anë është Ali Ahmeti me grupin e ish funksionarëve që sot shtiren si të pafajshëm dhe të ndershëm, ndërsa në anën tjetër është Artan Grubi, të cilin po këta, sa ishte në arrati, e ngarkuan personalisht me të gjitha të këqijat politike dhe korruptive të BDI-së.
E vërteta është se Artan Grubi nuk është një ish funksionar i zakonshëm, por njeriu që i njeh të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ndërtoi me vite. Ai është arkiva e gjallë dhe lëvizëse e një skeme partiake që për vite me radhë u fsheh nga opinioni. Kur kutia e zezë të përfundojë në duart e institucioneve, nuk do të ketë më hapësirë për aktrim e as për mite. Aty nis zbërthimi i vërtetë.
Prandaj në BDI mbretëron panik. Procesi po hyn në një fazë ku komunikatat dhe konferencat për shtyp nuk mjaftojnë më, sepse tani flasin faktet. Institucionet kanë nisur të gërmojnë të vërtetën që BDI e ka varrosur me vite, si ndërtohej pushteti pas shpinës së qytetarëve dhe ku përfundonin paratë e buxhetit.

A është frika nga momenti kur hija e Ali Ahmetit do të nisë të flasë dhe kur të dalin në dritë emra, skema dhe role, ajo që e shtyn dikë të përdorë metoda mafioze frikësimi? Kush nga BDI po i kërcënohet Artan Grubit? Kush brenda BDI-së i kërkon Grubit ta respektojë kodin mafioz të omertës, heshtjen dhe mosbashkëpunimin me institucionet?

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button