VLEN: Koha e mashtrimeve, hajnisë dhe krimit të BDI-së ka përfunduar më 8 maj!

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se koha e mashtrimeve, hajnisë dhe krimit të BDI-së ka përfunduar më 8 maj!
Sipas tyre, 22 vite rresht, një bandë politikanësh të korruptuar e ka mbajtur peng popullin shqiptar me premtime boshe, me propagandë dhe me një regjim që përfitonte mbi kurrizin tuaj!
“E vërteta është e qartë: Ne jemi këtu për të ndryshuar gjërat, ata janë këtu vetëm për të shpëtuar veten nga burgu!
Prandaj, le të flasim me fakte! Çfarë po bëjmë ne, dhe çfarë kanë bërë ata?
✅ 70 MILIONË EURO për komunat shqiptare! BDI-ja i përdorte paratë për të pasuruar klanin e vet, ne po i çojmë aty ku duhet: në shkolla, në rrugë, në zhvillim! Dhe po, në Zajaz do të ketë kanalizim!
✅ Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave po FINANCOHET! 100 mijë euro për arsimin shqiptar, që BDI e konsideron nënqmim!
✅ Licencimi i kujdestareve të fëmijëve në gjuhën shqipe! Për 20 vite, BDI-ja nuk e pa të arsyeshme, sepse për ta shqipja ishte vetëm një mjet propagande!
✅ Ligji për përfaqësim të drejtë! Manipulimet me shqiptarët në institucione po marrin fund! Tani përfaqësimi do të jetë i garantuar me ligj!
✅ 1000 punësime të sigurta në Shëndetësi! Nuk ka më kontrata 3-mujore, nuk ka më pasiguri! Ata mbanin njerëzit në pasiguri, ne e zgjidhim këtë problem!
Po BDI çfarë ka bërë? Për të bëmat e tyre negative duhet një film të xhirohet, por do t’i përmendim vetëm disa!
❌ BDI dhe Kodi Penal! Ata ndryshuan Kondin Penal për të shpëtuar vetë nga burgu! Shpëtuan Mijallkovin, që sot shetitet në Monte Karlo me Ferrari, ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës!
❌ BDI dhe kumbaria me Nikolla Gruevskin! E ndihmuan të ikë nga shteti dhe pastaj, në mënyrë spektakolare, deshën ta sjellin në Shkup!
❌ Kazino dhe lojëra fati në çdo lagje shqiptare! Ata e zhytën rininë shqiptare në varfëri dhe në bixhoz, ndërsa vetë i mbushën xhepat!
❌ BDI dhe kontratat në vepër! Ata i mbajtën shqiptarët skllevër për 20 vite, duke u dhënë punë me kontrata të pasigurta, e duke i shfrytëzuar si vegla elektorale ndërkohë që vetë jetonin në luks!
❌ BDI dhe Prokuroria e Islam Abazit! Kjo propurori dha pëlqim për faljen e organizatorëve të 27 prillit! Përse? Sepse kështu mendojnë t’i vardisen dikujt!
Dhe tani kanë fytyrë të flasin për deshqiptarizim, gjuhën shqipe?! E gjithë përbërja e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së! Janë vetë ata që krijuan termin “gjuha që flasin 20 për qind” dhe sot bëjnë sikur e mbrojnë shqipen!
Dhe mos të harrojmë! Më 9 dhjetor, me vulë amerikane, Artan Grubi u fut në listë të zezë! Bashkë me gjykatësin Enver Bexheti, morën para për të liruar Mijallkovin!
Kjo është BDI! Këta janë që për 22 vite e lanë këtë popull në mjerim!
Nuk ka “deshqiptarizim”, ka vetëm një gjë: BDI po lufton me çdo kusht për të shpëtuar krimin e vet!
Ne jemi këtu për shqiptarët! Ata janë atje duke kërkuar një fije kashte për të shpëtuar lëkurën e tyre!”, ka deklaruar Driton Sulejmani nga VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button