VLEN: Karvani i fitores mbërrin në Saraj, qytetarët përkrahin ndryshimin me Muhamed Elmazin!

Sonte, Saraji u mbush me energji, entuziazëm dhe shpresë! Karvani i fitores së VLEN-it mbërriti me një masivitet të jashtëzakonshëm – qindra qytetarë dhe aktivistë ishin prezent, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe frymëzuese, në të cilën u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i VLEN-it.

 

Në këtë ngjarje prezantuam kandidatin tonë për kryetar të komunës së Sarajit, Muhamed Elmazin, një profesionist me integritet të lartë, përkushtim të hekurt dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës. Ai është gati të punojë për fuqizimin e vendimmarrjes lokale dhe për të sjellë rezultate konkrete, të prekshme dhe të qëndrueshme për çdo qytetar.

 

VLEN-i synon të fuqizojë komunat, dhe për këtë ka zgjedhur kandidatët më të aftë, më të përgatitur dhe më të vendosur, e i tillë është Muhamed Elmazi. Ekipi i tij i jashtëzakonshëm do të sigurojë që qytetarët të kenë përfaqësimin që meritojnë dhe vendimmarrjen në duart e tyre, të fuqishme, të drejtë dhe transparente.

 

Më 19 tetor, Saraji do të bashkohet me valën e fitores së VLEN-it. Me VLEN-in, fiton qytetari, fiton e ardhmja, fiton zhvillimi dhe fuqia për të ndërtuar një komunë që çdo banor e meriton.

 

VLEN sepse ndryshimi është i pakthyeshëm, fitorja e Sarajit tashmë është reale, dhe masiviteti i sotëm është dëshmi e qartë se qytetarët e kanë përqafuar këtë ndryshim me gjithë zemër!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button