VLEN-it i shtohet edhe një deputete në Kuvend, priten largime të reja

Pas dorëheqjes së deputetit të ASH-së, Salim Sulejmani nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, koalicionit VLEN, i është shtuar edhe një deputete. Siç dihet, Sulejmani ka qenë bartës liste në zgjedhjet parlamentare në njësinë zgjedhore numër pesë, ndërsa e dyta në listë pas tij ka qenë kandidatja për deputet Valbona Adili Emini. Emini është nga Kërçova ndërsa vjen nga radhët e Lëvizjes BESA. Me largimin e Salimit, tani ASH-ja e Taravarit do të mbetet edhe pa grup parlamentar, ndërsa nuk përjashtohen edhe largime të reja nga kjo parti. Kujtojmë se dje një numër i madh i funksionarëve të ASH-së së Taravarit, vendosën të dalin distancohen nga politikat e Taravarit i cili është afruar me BDI-në e Ahmetit.