VLEN hapi shtabin zgjedhor në Krushevë: Ibrahimi “Mbështetja po vjen nga çdo cep”

Kryetari i Alternativës, njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka bërë të ditur hapjen e shtabit zgjedhor në Komunën e Krushevës.
“Një ditë e ngarkuar me energji pozitive po përmbyllet në mënyrën më të mirë, me hapjen e shtabit zgjedhor në Komunën e Krushevës,” shkroi Ibrahimi.
Ai theksoi se mbështetja për VLEN-in po rritet çdo ditë:
“Mbështetja po vjen nga çdo cep, nga çdo vendbanim, vazhdim i një rruge që nisi që prej vitit të kaluar dhe po rritet dita-ditës.”
Në përfundim, Ibrahimi nënvizoi rolin e koalicionit si alternativë për ndryshim:
“VLEN është zëri i ndryshimit!”.