VLEN hap shtabin në Vrapçisht, Ibrahimi: Pas 19 tetorit, nuk do të lexoni për kryetar komune të korruptuar

Gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Vrapçisht, kryetari i Alternativës dhe njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, theksoi rëndësinë e një qeverisjeje transparente dhe të orientuar nga projekti për qytetarët.

“Me kandidatin Memet Seferi po hapim një kapitull të ri për banorët e kësaj ane”, tha Ibrahimi gjatë ceremonisë.

Ai shtoi: “Për Vrapçishtin, pas 19 tetorit, nuk do të lexoni për kryetar komune të korruptuar. Por do t’i ndiqni projektet që do të përmirësojnë jetën banorëve të kësaj komune”.

Sipas Ibrahimit, shtabi i hapur sonte simbolizon një fillim të ri për Vrapçishtin, me fokus në transparencë, zhvillim dhe përkushtim ndaj qytetarëve. “Vrapçishti VLEN,” përfundoi ai, duke shprehur optimizmin se ndryshimi i vërtetë do të reflektohet në jetën e përditshme të banorëve.

Statusi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

Sonte në Vrapçisht hapëm shtabin e VLEN për zgjedhjet lokale. Me kandidatin Memet Seferi po hapim një kapitull të ri për banorët e kësaj ane. Për Vrapçishtin, pas 19 tetorit, nuk do të lexoni për kryetar komune të korruptuar. Por do t’i ndiqni projektet që do të përmirësojnë jetën banorëve të kësaj komune. Vrapçishti VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button