VLEN hap shtabin në Strugë, Ibrahimi: Mendi Qyra do t’i prijë ndryshimit

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, përmes një statusi në rrjete sociale ka theksuar se dallimi i këtij koalicioni me subjektet tjera politike shihet qartë në Strugë, ku kandidati i pavarur Mendi Qyra ka marrë përkrahjen e VLEN-it.

“Se VLEN-i dallon prej subjekteve politike tjera është shembulli i Strugës dhe kandidatit të pavarur Mendi Qyra. Bashkë me krerët e VLEN-it sonte morëm pjesë në hapjen e shtabit të VLEN në Strugë,” ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka theksuar se qyteti i Strugës është lënë pas dore nga pushtetet e kaluara dhe ka nevojë urgjente për ndryshim.

“Struga jonë e bukur, e lënë në harresë nga pushtetet e kaluara ka nevojë urgjente për ndryshim. 19 tetori i këtij viti do ta sjell ndryshimin e madh në Strugë, po edhe në mendësinë politike shqiptare. Mendi Qyra është emri që do t’i prijë këtij ndryshimi,” ka deklaruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button