VLEN: Gëzuar Vitin e Ri, qofshi të gëzuar afër familjeve tuaja!

Qytetarë të dashur falë ndihmës suaj ky vit mori kuptim e kahje tjetër, nga vit i tmerrit u shndërrua në Vit të Ndryshimit, Vit të Shpresës. Prandaj, ne me krenari e kënaqësi të plotë po u urojmë Vitin e Ri, duke ju falënderuar për vitin që po e lëmë pas që bashkërisht ia arritëm ta sjellim ndryshimin.
Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për ne si koalicion VLEN, por bindja jonë e palëkundur e besimi juaj i parezervë ishin shtytësit kryesor që na ndihmuan këtë vit të vështirë ta mbyllim në formën më të mirë të mundshme.
Ndryshimi i reflektuar që tashmë është i prekshëm e shihet nga gjithkush ndodhi vetëm për gjysmën e dytë të këtij viti. Rritëm pensionet, pagat minimale, pagat e mësimdhënësve, rritja e pagave në shëndetësi, punësime të reja, ofruam ndihma për studentë për pajisje digjitale, mundësi për të rinjtë që të fillojnë me biznese, filluam me ndërtim të shkollave, e shumë projekte të tjera në dobi të shoqërisë.
Në emër të koalicionit VLEN dërgojmë urime të sinqerta për gjithë qytetarët e këtij vendi, duke shpresuar për vitin që po vjen të jetë sinonim i bashkëjetesës dhe bashkimit të shoqërisë tonë. Rikthimit të shpresës për një jetë më të mirë, e për fillimin e epokës ku përgjegjësia është parim i funksionimit.
Gëzuar festat e Vitin që po vjen, ju urojmë të përjetoni momente të ngrohta afër familjeve tuaja!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button