VLEN- Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

Nga koalicioni VLEN, sot kanë akuzuar Bujar Osmanin, për furnizime të dyshimta dhe të paligjshme në kohën kur ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, shkruan Alfax.mk
Ata kanë prezantuar dkokumnete, të cilat, sipas tyre, tregojnë qartë për blerje të dyshimta, të paligjshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit 2023.
Ja dhe komunikata e plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontratë në vlerë prej 56.640.000 denarësh për marrje me qira të automjeteve për një konferencë dyditore.
Në kontratë, me qëllim apo me vetëdije, nuk ka qenë paraparë ndonjë trup i brendshëm kontrollues që do të konfirmonte se sa automjete realisht janë përdorur, çfarë tipi automjetesh janë angazhuar dhe për sa ditë. Kjo ngre dyshime për një model klasik të abuzimit dhe korrupsionit.
Sipas dokumenteve, çmimet për marrjen me qira të automjeteve kanë qenë:
• Automjet VIP: 29.000 denarë në ditë (pa TVSH)
• Automjet nga klasa e mesme: 23.000 denarë në ditë (pa TVSH)
• automjet 8+1: 19.200 denarë në ditë (pa TVSH)
Të krahasojmë: vetëm një muaj më parë, MPJ ka lidhur një kontratë tjetër me të njëjtin operator për nevojat e rregullta të Ministrisë. Atje, i njëjti tip automjeti VIP kushtonte vetëm 9.500 denarë me shofer, që është tri herë më e ulët se çmimi që Bujar Osmani ka aprovuar për konferencën.
Kjo është një abuzim skandaloz – shteti ka paguar trefish më shtrenjtë për të njëjtat automjete, nga e njëjta kompani, në të njëjtën kohë!
Nuk bëhet fjalë për sulm politik. Qytetarët duhet ta dinë se çfarë politikanësh janë ata që rrejshëm paraqiten si të pagabueshëm. Enti Shtetëror i Revizionit tashmë ka evidentuar parregullsi serioze në punën e MPJ-së nën udhëheqjen e Bujar Osmanit dhe lëndët janë dorëzuar në Prokurorinë Publike.
Ky është dëshmi e qartë se nuk bëhet fjalë për gabime administrative, por për korrupsion sistematik në nivelin më të lartë.
Ne kemi disa pyetje për Bujar Osmanin:
• Kush e ka konfirmuar numrin e automjeteve dhe realizimin e kontratës?
• Pse çmimet kanë qenë tri herë më të larta për të njëjtat shërbime dhe nga i njëjti operator?
• Një shërbim që para Samitit ka kushtuar 300 mijë euro, Bujar Osmani gjatë Samitit e ka paguar 1 milion euro.
Pyesim: Ku përfunduan 700 mijë eurot?
A u pasurua dikush në emër të organizimeve ndërkombëtare?
Bujar Osmani duhet të japë përgjigje. Kjo mënyrë e punës është shembull klasik i korrupsionit politik, shpërdorimit dhe shpenzimit të parave shtetërore për interesa private.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button