VLEN: Fund padrejtësisë në Spitalin e Tetovës, fillon epoka e dinjitetit dhe respektit për 155 punonjës shëndetësorë!

Një nga padrejtësitë më të rënda dhe më të gjata në sistemin shëndetësor shqiptar në Maqedoni mori fund sot, falë angazhimit të qeverisjes së re dhe vizionit të qartë të VLEN-it! 155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët për vite me radhë kanë punuar pa kontrata, pa siguri dhe shpesh edhe pa pagesë, më në fund po marrin të drejtën e tyre, statusin e merituar dhe dinjitetin profesional!
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Tetovë, në një takim të rëndësishëm me drejtuesit dhe personelin e spitalit, njoftoi se procedurat administrative për rregullimin e statusit të 155 punonjësve janë finalizuar dhe tashmë pritet vetëm testi administrativ për nënshkrimin e vendimeve të përhershme të punës.
Ky është më shumë se një akt administrative, është një akt drejtësie, një kthim i dinjitetit dhe një premtim i mbajtur që flet me vepra. Nga indiferenca dhe harresa, drejt përkujdesjes dhe respektit institucional, ky është transformimi që sjell VLEN!
VLEN vazhdon të ndërtojë një shtet me vlera, me institucione që mbështeten në tre shtylla kyçe: infrastrukturë funksionale, menaxhim profesional dhe mbi të gjitha faktorë njerëzorë të motivuar e të trajtuar me dinjitet.
Ky është ndryshimi që shqiptarët e presin dhe e meritojnë. Ky është VLEN!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button