VLEN: Fjalët i zëvendësojmë me vepra, 250 milionë euro për komunat

Qeveria VLEN, vazhdon me mbështetjen e komunave me projektet më të nevojshme ato infrastrukturore, sepse këtu kanë ngecur komunat tona nga papërgjegjësia e ish-pushtetit qendror. Angazhimi jonë po dëshmohet me punë konkrete dhe me vepra që shihen në terren dhe jo me fjalë boshe siç vepronin oponentët tanë që janë në opozitë.

Prandaj, me krenari informojmë që edhe 250 milion euro tjera do të ndahen nga Qeveria VLEN, përmes thirrjes së dytë për projekte infrastrukturore në Komuna. Kjo është punë dhe angazhimi i sinqertë i kësaj Qeverie për qytetarët tanë. Pra, nga idetë në fjalë, nga fjalët në vepra.

Ashtu si në thirrjen e parë edhe në thirrjen e dytë të gjithë komunat do të trajtohen barabartë. Në asnjë moment nuk do të bëjmë përzgjedhje të projekteve nga cila komunë vijnë apo kush qeverisë me komunat që aplikojnë.

Për ne e rëndësishme është mirëqenia dhe jeta dinjitoze e të gjithë qytetarëve. Bëjmë të ditur se nga thirrja e parë, nga gjithsej 288 projekte të miratuara nga Qeveria, 251 projekte tashmë ose kanë përfunduar procedurën e prokurimit publik për zgjedhjen e kontraktorit ose janë në fazën përfundimtare.

Komunat tona meritojnë zhvillim dhe duhet të fillojnë t’i ngjajnë komunave evropiane ashtu siç i ka hije. Rrënojat, rrugë të pa asfaltuara dhe lagje pa kanalizime do mbesin pjesë e së kaluarës së hidhur.

VLEN për qytetarët! VLEN për komunat! Ndryshimi VLEN!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button