VLEN: Familja në qendër të vëmendjes

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ka takuar e Ambasadorin e Republikës së Turqisë SH.T. Z. Fatih Ulusoj. Në këtë kontekst, u realizua një takim në frymën e forcimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta kulturore dhe familjare.
Gjatë takimit theks i veçantë iu dha rolit të familjes si qeliza themelore e shoqërisë dhe nevojës për zhvillimin e vazhdueshëm të saj. Në këtë drejtim, diskutuam për mundësitë që përmes projekteve dhe investimeve të përbashkëta të mbështeten politika dhe iniciativa që përmirësojnë cilësinë e jetës familjare, arsimin, mbrojtjen sociale dhe dialogun ndërkulturor.
Të dy palët shprehën gatishmëri të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në këto fusha, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për gjeneratat e tanishme dhe ato të ardhshme.



