VLEN: E kaluara mashtruese quhet BDI, e ardhmja europiane quhet VLEN

Po bëhet gati një vit prej kur subjekti politik i përkushtuar VLEN mori besimin për të qeverisur dhe për të sjellë ndryshimin që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e kërkuan me ngulm dhe me të drejtë. Në këtë periudhë, VLEN ka dëshmuar me punë dhe vepra se është koalicion i së vërtetës, i përkushtimit dhe i përparimit.
Në të njëjtën kohë, BDI non grata, partia që për dy dekada rrënoi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ka ndalur së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë. Para se VLEN të merrte qeverisjen, BDI non grata u mundua ta frikësojë popullin me rrena se do të shlyhej Ligji për përdorimin e gjuhëve, se do të ndalej ndërtimi i Korridorit 8 dhe se do të pasonin regres e kaos institucional.
Sot, pas pothuajse gati një vit qeverisje të VLEN-it, çdo qytetar mund të shohë qartë: asnjëra nga këto gënjeshtra nuk qëndroi. Ligji për gjuhët është më i garantuar se kurrë. Korridori 8 është në rrugën e duhur me standarde të larta dhe pa afera korruptive. Reformat po ecin përpara dhe shqiptarët janë pjesë dinjitoze e institucioneve.
Gënjeshtrat e BDI-së non grata ranë në ujë. Ajo që ka mbetur prej saj është vetëm një zë i dëshpëruar opozitar që jeton me frikën e drejtësisë dhe me kujtimin e pushtetit që e përdori për pasurim personal.
VLEN nuk ka ardhur për të heshtur përballë shpifjeve. Ne jemi këtu për ta nxjerrë të vërtetën në shesh, për ta ndarë një herë e mirë politikën e shërbimit ndaj qytetarit nga politika e klaneve familjare dhe pazareve të errëta.
Qytetarët tashmë e kanë kuptuar: e kaluara është BDI, e tashmja dhe e ardhmja është VLEN.