VLEN dhe VMRO me planprogram të përbashkët qeveritar

Nga koalicioni VLEN njoftojnë për 3-shi.net që ekspertët e VMRO dhe VLEN janë në përgatitje e sipër të detajeve të fundit për planprogramin e qeverisë së re.
Sipas tyre qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojnë VMRO së bashku me koalicionin VLEN, të cilët janë fitues legjitim i zgjedhjeve presidenciale tek blloku politik shqiptar.
Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, ditën e mërkurë.



