VLEN dhe NDI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Liderët e koalciionit VLEN kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi më Institutin Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI), njoftoi ldieri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

“Sot, bashkë me liderët e koalicionit VLEN, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me Institutin Nacional Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI), duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe integritetit në politikë. Ky memorandum përfshin plane konkrete si përmirësimi i Kodit të Etikës në Parlament, vetëvlerësimi i integritetit të partive dhe vlerësimi i kandidatëve.

Ky bashkëpunim është një angazhim i përbashkët për reforma që synojnë të rikthejnë besimin e qytetarëve dhe të forcojnë institucionet tona”, shkruan Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button