VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni-Rumani

VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Ajo që pamë dhe dëgjuam në palestrën sportive ishte një pasqyrë shqetësuese e një sjelljeje të papranueshme që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të këtij vendi, por që nuk duhet as të injorohet, as të tolerohet.

Sporti duhet të jetë urë lidhëse mes njerëzve, vend i garës së ndershme dhe i respektit të ndërsjellë, dhe jo platformë për përhapjen e urrejtjes apo përçarjes.

Fenomenet që nxisin ndasi në baza etnike nuk kanë vend as në sport, as në jetën tonë publike, as në të ardhmen që dëshirojmë të ndërtojmë së bashku.

VLEN u bën thirrje institucioneve kompetente, federatave sportive dhe organeve shtetërore që të veprojnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të ndërmarrin masa konkrete ndaj çdo akti që cenon bashkëjetesën dhe multietnicitetin.

VLEN do të vazhdojë të punojë kundër çdo forme diskriminimi dhe do të angazhohet për një shtet ku çdo qytetar, pa dallim etnie, feje, të ndihet i barabartë, i respektuar dhe i mbrojtur.

Shqiptarët janë shtetformues, kontribuues të përhershëm në zhvillimin e shtetit, dhe askush nuk ka të drejtë t’i ofendojë apo t’i përjashtojë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button