VLEN: Bixhozi jashtë shtëpive, premtimi i plotësuar!

Plani i VLEN-it për ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit dha menjëherë rezultate konkrete. U realizua premtimi për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve!

Koalicioni VLEN, me veprime konkrete po merret me dukuritë devijuese që na la si trashëgimi regjimi i BDI-së.

Në 80 ditët e para të formimit të mazhorancës qeveritare, propozuam dhe miratuam Interpretimin autentik të ligjit për lojërat e fatit, i cili krijoi parakushte ligjore për vendimin e Qeverisë për mbylljen e pesë kompanive dhe heqjen e bixhozit nga shtëpitë e qytetarëve.

Ky vendim i Qeverisë, është një fitore e moralit mbi vendimet e gabuara dhe korruptive të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për futjen e lojërave të fatit në internet, të cilat drejtpërsëdrejti i prek të rinjtë si një e keqe sociale.

Paraprakisht, Qeveria solli vendim për ndërprerjen e kontratës korruptive për qiradhënien e Lotarisë Shtetërore me kompaninë “HEJ DOOEL”, objekti i së cilës në Vizbeg, është në pronësi të personave të lidhur me Ali Ahmetin.

Tanimë ka rrethana të mjaftueshme ligjore për të kaluar në përgjegjësi institucionale për të gjitha veprimet korruptive të bixhozit të kësaj udhëheqësie të BDI-së.
VLEN vazhdon të zbatojë Planin për zgjidhjen dhe ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit.

Ligji i ri për lojërat e fatit është në hartim e sipër, dhe do të përmbajë dispozita shumë më të ashpra, të cilat në fazën e parë do të zvogëlojnë numrin ekzistues të kazinove, të paktën përgjysmë.

Vazhdojmë të punojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button