VLEN: BDI mbron drejtësinë e kapur dhe prokurorinë e komprometuar

VLEN shpreh indinjatën më të thellë dhe denoncon publikisht sjelljen e BDI-së në Parlament, e cila dje, para gjithë opinionit, refuzoi të mbështesë interpelancën për shkarkimin e Prokurorit Publik, Lupço Kocevski, simbolit të kapjes dhe mosbesimit qytetar ndaj drejtësisë në vend.
Në një kohë kur sipas të gjitha matjeve të besueshmërisë, sistemi i drejtësisë gëzon vetëm 2% besim nga qytetarët, BDI zgjodhi të heshtë dhe të mbrojë këtë gjendje të mjerë, duke konfirmuar edhe një herë se është pjesë e problemit, jo zgjidhjes.
Kujtojmë se Prokurori Kocevski u emërua me pëlqimin dhe votat e BDI-së, që për vite me radhë ka ndërtuar dhe mbështetur një sistem të drejtësisë të kontrolluar politikisht. Përmes ndikimeve të saj, BDI ka pozicionuar njerëzit e vet në Gjykatën Kushtetuese dhe në poste kyçe të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, duke instaluar një rrjet mbrojtës për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Refuzimi i sotëm për të ndëshkuar drejtësinë e kapur nuk është rastësi. Është vazhdimësi e një strategjie të menduar për të ruajtur imunitetin e të korruptuarve, për të heshtur kallëzimet penale dhe për të siguruar pandëshkueshmëri për klanet politike që e kanë dëmtuar vendin.
VLEN e bën të qartë: Koha e heshtjes ka përfunduar. Qytetarët kërkojnë drejtësi reale, jo drejtësi të porositur. Kërkojnë një sistem që mbron të ndershmin, jo kriminelin me lidhje politike. Ne jemi të vendosur që drejtësinë ta çlirojmë nga duart e politikës dhe ta rikthejmë tek qytetarët.
Po vjen koha e përgjegjësisë. Po vjen koha e drejtësisë. Po vjen koha e VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button