VLEN: Autostrada Kërçovë–Ohër tashmë po bëhet realitet

Autostrada Kërçovë–Ohër çdo ditë e më afër përfundimit!
Pas viteve të ngecjes, ky projekt madhor po bëhet realitet. Autostrada hap rrugën e zhvillimit dhe krijon perspektiva të reja për qytetarët tanë. Sot u lëshua në përdorim segmenti nga Klimishtë drejt Ohrit, me një gjatësi prej 17 kilometrash, një hap i madh përpara drejt përfundimit të kësaj rruge.
Në këtë ngjarje të rëndësishme ishte e pranishme edhe zëvendësministrja jonë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila me punën e saj kontribuon që çdo projekt të jetësohet dhe të marrë formën e realizimit që qytetarët presin prej vitesh.
Dallimi është i qartë derisa BDI/AKI për më shumë se dy dekada vetëm premtonin dhe ngecnin, sot me VLEN projektet po marrin frymë dhe po bëhen realitet. Ky është ndryshimi që qytetarët e ndjejnë dhe që hap rrugën drejt një zhvillimi të vërtetë për të gjithë.