VLEN: Ali Ahmeti u frikësua nga Taravari, Bujar Osmani shkon kurban

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka reaguar ndaj njoftimit të kryetari të BDI-së për kandidimin e Bujar Osmanit për president, raporton Alfax.

Në një njoftim për media, Fari Hiseni nga ky koalicion ka thënë se BDI është parti pa ide që merr vendime të çastit, duke mos patur fuqi për të përfaqësuar shqiptarët në nivel më të lartë politik.

“Tejet nënçmuese për mitin e Ali Ahmetin është që të paraqitet me teza bajate vetëm e vetëm të konkuroj me propozimin e kandidatit të opozitës së bashkuar shqiptare Dr. Arben Taravarit që në të ardhmen zgjedhja e të parit të shtetit të bëhet në Kuvend. Ende jetojnë me filmin që ata e kanë monopolin mbi parimin e partnerit strategjik me BE dhe SHBA.  Në vend që të mundohen të sqarojnë se pse Ali Ahmeti frigohet të paraqitet në mejdanin dhe ai të garrojë, e për këtë po e sakrifikojnë Bujar Osmanin, le të dalin nga interesat e ngushta partiake dhe le ta mbështetin Arben Taravarin si president i parë shqiptarë”, ka deklaruar Fari Hiseni.

“VLEN” pyet poashtu BDI-në përse po e përçan votën shqiptare dhe i bën thirrje Ali Ahmetit që të shkojë në pension politik. Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button