VLEN: 15.300 denarë për pajisje elektronike për studentët

Atë që kemi premtuar, tani po e ndjejnë qytetarët në vepra. E fundit është thirrja publike për aplikimin e studentëve për marrjen e vauçerëve, ku 55 mijë studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të pajisen me pajisje elektronike në vlerë prej 15 mijë e 300 denarë.
Gjithçka që duhet të bëjnë studentët është të kyçen në sistemin e e-shërbimeve në ueb faqen uslugi.gov.mk dhe të bëjnë aplikimin dhe pas kryerjes së aplikimit do t’ju dalë një informim që e kanë marrë vauçerin me vlerë.
Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë si apel si VLEN dhe si Qeveri është që të gjithë studentët të kyçen në sistem dhe t’i marrin pajisjet elektronike dhe kjo është një ndihmë për ta dhe lehtësim gjatë studimeve të tyre.
VLEN gjithmonë do të jetë në krah dijes, përkatësisht të studentëve. Studentët janë e ardhmja jonë dhe është detyrimi ynë si qeveri t’u sigurojmë atyre kushte të mira për studim përmes një sërë masash që sigurojnë arsim cilësor.



