Vlahoviq del me karton të kuq, Xhenoa i merr pikë Juventusit në shtëpi

Juventusi dhe Xhenoa kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të vlefshme për javën e 29-të në Seria A.
Një rezultat që e lë Juven në vendin e tretë dhe i jep mundësi Milanit të shkëputet dhe të përforcojë vendin e dytë.
Ecuri zhgënjyese për torinezët në kampionat, me Vlahoviç me shokë që kanë marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e fundit të Serisë A.
Juventus ka pasur disa raste për të shënuar, por nuk ka arritur t’i konkretizojë.
Bardhezinjtë kanë qenë edhe të pafat në minutën e 90-të, kur një tentativë e Moise Kin është ndalur nga shtylla.
Në fundin e takimit, skuadra e Alegrit ka mbetur me 10 lojtarë pasi Vlahoviç mori dy kartonë të verdhë në harkun e një minute.



