Vini Jr i gatshëm t’i jap fund spekulimeve, do të marrë vendimin për të ardhmen e tij

Vinicius Jr thuhet se do të rinovojë kontratën e tij me Real Madridin.

Anësori brazilian ishte lidhur me një transferim në Arabinë Saudite, por këto thashetheme tani duket se kanë mbaruar.

Sipas Relevo, të gjithë brenda klubit janë të bindur se Vinicius do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Santiago Bernabeu, duke i dhënë fund spekulimeve që ishin rritur në fillim të vitit 2025.

Sezoni i Real Madridit ka qenë zhgënjyes. Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe humbën në Kupën e Mbretit.
E ardhmja e trajnerit është ende e paqartë dhe titulli në La Liga nuk është në duart e tyre00.

Pavarësisht kësaj, klubi është i përqendruar në mbajtjen e lojtarit të tyre kyç, dhe rinovimi i kontratës me Vinicius është një përparësi.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje me fanellën e Los Blancos në të gjitha garat, teksa ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button