Viktima për “jetë më të mirë”/ Mbi 10 mijë emigrantë vdiqën drejt brigjeve të Spanjës në 2024

Ëndrra për një jetë më të mirë në Spanjë, u mori jetën në det më shumë se 10 mijë njerëzve në vitin 2024 në tentativë për arritur me anije në ishujt Kanarie, sipas një raporti nga një grup për të drejtat e emigranteve.
Të paktën 1.538 ishin fëmijë dhe 421 gra sipas të dhënave, ndërsa Muajt me numrin me të lartë të viktimave nga fatkeqësitë në det ishin prilli dhe Maji.
Raporti i grupit spanjoll për të drejtat e emigracionit, thotë se numri i viktimave mes emigrantëve u rrit me 58 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo shifër nënkupton se 30 imigrantë mesatarisht kanë humbur jetën ccdo ditë të vitit 2024, në përpjekjen për të arritur brigjet e Spanjës në mënyrë të paligjshme.
Shumica e vdekjeve të regjistruara deri më 15 dhjetor ndodhën përgjatë të ashtuquajturës rruga Atlantike, e cila cilësohet si njëra prej më të rrezikshmeve në botë.
Të dhënat e organizatës bazohen në dëshmitë e familjareve të emigranteve, të mbijetuarve dhe të dhënave zyrtare.
Dhjetëra mijëra njerëz vlerësohet se u larguan nga Afrika Perëndimore më 2024 në drejtim të Ishujve Kanari të Spanjës, të cilët ndodhen në afërsi të bregdetit afrikan
Rritje të ndjeshme shënoi numri i klandestinëve që u nisën nga nga Mauritania, e cila është bërë pikënisja kryesore në rrugën drejt Ishujve Kanarie.
Në shkurt, Spanja i dha Mauritanisë 210 milionë euro për ta ndihmuar t’i luftojë trafikantët me imigrantë dhe të mos i lejojë anijet me imigrantë të nisen drejt ishujve të saj.
Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se më shumë se 57.700 imigrantë mbërritën në Spanjë përmes anijes deri më 15 dhjetor këtë vit, që është një rritje prej rreth 12 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shumica e tyre erdhën përmes rrugës atlantike.