Vietnami shënon 50-vjetorin e përfundimit të luftës

Një paradë ushtarake u mbajt në qytetin Ho Chi Minh (ish-Saigon) të Vietnamit, për të shënuar 50-vjetorin e përfundimit të luftës dhe ribashkimin e vendit, raporton Anadolu.
Gjatë ceremonisë, njësitë ushtarake parakaluan ndërsa qytetarët mbushën sheshet me flamuj vietnamezë.
Gjithashtu gjatë festimeve u kryen edhe fluturime demonstruese.
Në paradën ushtarake u mbajtën parakalime të forcave dhe automjeteve ushtarake.
Në vitin 1975 Vietnami i Veriut fitoi luftën ndaj Vietnamit të Jugut ndërsa Vietnami u ribashkua si një shtet unitar socialist nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Vietnamit (CPV) në vitin 1976.



