Vidhen municionet e ushtrisë në Gjermani

Një ngarkesë me municione gjermane është vjedhur nga një kamion shpërndarjeje në qytetin lindor të Burgut, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes e vendit.

Duke folur për agjencinë e lajmeve DPA, zyrtarët nuk kanë specifikuar se çfarë sasie është marrë.

Megjithatë, raportime të tjera cituan një zëdhënës të ministrisë së Mbrojtjes të ketë thënë se bëhej fjalë për afro 20,000 fishekë.

Vjedhja mendohet të ketë ndodhur pasi shoferi i një kompanie transporti civil, e kontraktuar nga ushtria, e kishte lënë kamionon e tij në një parking ku nuk ofrohej siguri, gjatë natës më 25 nëntor.

Të nesërmen, kur ngarkesa kishte mbërritur në kazermat Clausewitz aty pranë, ishte kuptuar se municioni ishte zhdukur. Ushtria ka nisur një hetim së bashku me policinë.

Der Spiegel, ndër mediat e tjera gjermane, ka raportuar se ngarkesa përmbante 10,000 fishekë për pistoleta, 9,900 fishekë bosh për pushkë sulmi dhe granata tymi.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse dikush është arrestuar ose identifikuar në lidhje me incidentin, gjë që ka shkaktuar shqetësime sigurie rreth asaj se kush mund të marrë furnizimet e humbura.

“Ne e marrim shumë seriozisht vjedhjen – ky lloj municioni nuk duhet të bjerë në duar të gabuara”, ka thënë ministria e Mbrojtjes për mediat gjermane.

Një pikë qendrore e hetimit të Bundesëehr-it (ushtrisë gjermane) do të jetë arsyeja pse shoferi nuk arriti të gjente një vendndodhje të sigurt për ndalimin, sipas transmetuesit publik të Gjermanisë MDR.

Sipas MDR-së, ekziston një linjë telefonike speciale në dispozicion të shoferëve që kanë nevojë për ndihmë në raste të tilla dhe se forcat e armatosura mund të ofrojnë një eskortë nëse është e nevojshme.

Transmetuesi ka raportuar se shoferi e kishte lënë automjetin në një parking dhe e kishte kaluar natën në një hotel aty pranë.

Rasti është i fundit në një seri incidentesh të ngjashme në rajonin e Saksonisë-Anhalt.

Në gusht, policia lokale në Bernburg raportoi 90 fishekë të humbur. Javë më parë, oficerët në Eisleben raportuan se kishin humbur 180 fishekë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button