(Video)Putin i dhuron limuzinë luksoze Kim Jong Un-it

Me udhëtimin e realizuar së fundmi në limuzinën e prodhuar nga Rusia Kim Jong Un dhe Vladimir Putin, kanë vulosur marrëdhënien e tyre të ngrohtë, ashtu siç pasqyrohet edhe në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan.
Kim Jong Un dhe Putin bënë një udhëtim së bashku me limuzinën e dhuruar nga ky i fundit dhe këtë e vërteton një video, ku në të shihet fillimisht Putin, cili ndodhej pas timonit, duke ecur në rrugët e Phenianit.
Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus, ku Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Sipas tij, këto janë “dhurata të bukura. Janë variacione përshkrimesh, të gjitha shumë artistike, mes të cilave edhe buste”.